Ndodh edhe kjo: Nëna 61-vjeçare lind foshnjën e djalit të vet homo…

0

Një grua 61-vjeçare nga Nebraska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka pranuar ta lindë foshnjën e djalit të vet, ka thënë se kjo vepër është dhuratë për djalin e saj.

“Desha ta bëjë këtë si dhuratë që nëna ia jep djalit të vet”, tha Cecile Eledge. Menjëherë pas lindjes, familja pranoi shumë mesazhe në rrjetet sociale. Shumica e tyre ishin pozitive, por disa prej tyre ishin shumë negative.

Sponzor

“Njerëz nga e tërë bota kanë qenë të interesuar për ne. Ata duan të na ndihmojnë në çfarëdo mënyre që munden”, tha Matthew Eledge.

Famija është përpjekur t’i injorojë reagimet negative dhe paragjykimet e disa njerëzve, të cilët po mendojnë se Matthew ka bërë marrëdhënie intime me nënë e vet për ta lindur foshnjën.

Eledge dhe partneri i tij, Elliott Dougherty, janë përballur me paragjykime gjatë lidhjes së tyre. Ai e ka humbur punën si mësues në një shkollë katolike pasi njoftoi se do të martohet me një person të gjinisë së njëjtë.

Ata mendonin se shteti nuk do t’ua lejojë adoptimin e ndonjë foshnjeje, prandaj vendosën që të bëjnë fertilizim artificial përmes sigurimit të qelizës vezë nga një donatore.

Motra e njërit prej djemve, Lea Yribe, u tregua e gatshme që ta dhurojë qelizën vezë për fertilizim artificial, shkruan “The Guardian”.

-Sponzor-