NASA: Personi i parë në Mars do të jetë një grua!

0

Me shumë gjasë, personi i parë që do të mbërrijë në planetin e kuq do të jetë një grua.

Së fundmi, i ftuar në emisionin radiofonik shkencor “Science Friday”, kreu i NASA-s, Jim Bridenstine, ngriti dyshime duke thënë se “me shumë gjasë, personi i parë në Mars do të jetë një grua”.

Sponzor

Bridenstine nuk zbuloi ndonjë emër të caktuar, por tha se gratë kanë më shumë mundësi. Ai gjithashtu iu përgjigj me një “absolutisht” pyetjes në Twitter se “a do të përfshihen gratë në udhëtimet e ardhshme hapësinore në Hënë?”.

Në fakt, theksoi se personi tjetër që do të udhëtojë drejt Hënës do të jetë grua shkruan CNN.

“Këto janë ditë të mëdha,” – u shpreh Jim Bridenstine.

Së shpejti astronautet Anne McClain dhe Christina Koch do të udhëtojnë së bashku në hapësirë.

Në vitin 1976, për herë të parë, NASA pranoi gjashtë gra në trupat e astronautëve, ndërsa sot, ato përbëjnë rreth 34% të gjithë astronautëve aktivë.

-Sponzor-