Na u përdhos identiteti, kurse serbët na provokuan dje para hunde

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj flamujve që serbët mbajtën në duar gjatë festës së Vidovdanit dje në Gazimestan.

Në një postim në Facebook, Musliu ka shkruar se ky provokim i serbëve që e bënë në Kosovë nuk duhet të tejkalohet në heshtje.

Sponzor

Sipas saj, ose shteti ose qytetarët duhet të japin përgjigje për këto gjeste provokuese të serbëve.

Më poshtë postimi i Musliut pa ndërhyrje:

Provokimet e djeshme qe beri Serbia ne mes te Kosovës ne Gazimestan po provohet te kalohen ne heshtje nga Institucionet tona shtetrore!!! Kjo eshte e turpshme dhe e pa papranueshme! A kemi ne polic e kontrolla kufitare, a kemi ne Shtet?

A harruam ne qe vetem pak dite me pare u maltretuan dhe u bastisen artistet tane ne kufi me Serbine dhe nuk lejuan te kalojne kufirin veprat e artit qe permbanin simbole kombetare!

A harruam ne qe FIFA vetem dy -tri dite me pare denoj djemte tane vetem pse festuan duke bere me duar Shqiponjen?

Pse neve na ndrydhet e perdhoset identiteti yne nga secili kudo e kurdo, ndersa te tjeret lejohen te na vijne te hunda me provokime te tilla??? Ky provokim nuk duhet te tejkalohet ne heshtje! O SHTETI o MILETI duhet ti jap pergjigjeje!

-Sponzor-