E gjithë Anglia po flet për të, por shikojeni se çka tha tash pas ndeshjes Muriqi

0

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte doli kryelartë nga stadiumi i Southamptonit, pavarësisht se u mposht me rezultat 5-3.

Ishte një paraqitje spektakolare nga “Dardanët”, me Valon Berishën që shënoi dy gola, ndërsa tjetrin e realizoi Vedat Muriqi, raporton Periskopi.

Sponzor

Kur bëhet fjalë për Muriqin, ylli i Fenerbahces nuk po mund të ndalet së shënuari.

Raportet e fundit po e lidhin atë me një transferim te Tottenhami.

“Para ndeshjes Anglia kishte seri të mirë dhe nuk ka humbur si vendas qe shumë vite. Në pjesën e parë nuk shkuam mirë, por në të dytën u këndellëm”, u shpreh Muriqi.

“Gabimet e vogla nuk t’i falë Anglia”, vlerësoi Muriqi.

“Shpresoj se me Malin e Zi do te arrijmë fitore dhe do të shkojmë në Euro. Në Angli erdhëm për fitore.

-Sponzor-