Motra e Loredanës, flirt me reperin e njohur shqiptar?

0

Mozzik dhe Loredana janë një prej çifteve më të pëlqyera në shoubizin shqiptar.

Ndonëse jo edhe shumë kohë bashkë, ata për rreth një vit kanë arritur të katapultohen si një prej dysheve me më së shumti fansa.

Por duket se edhe motra e reperes, Rozafa është në rrugën e Loredanës për të nisur lidhje me një reper.

Tash e një kohë janë ngritur aludime mbi një raport të mundshëm mes saj dhe reperit Gent Fatali.

Shkas janë bërë postimet e dyshes, ‘ngacmimet’ përmes komenteve dhe një InstaStory e bukuroshes që shfaqë një djalë misterioz i cili ndonëse me fytyrën e mbuluar, vërehet qartësisht se është Genti.

Kujtojmë se ky i fundit, ka tash e një kohë që përflitet mbi një romancë me motrën e Mark Markut, Ronën, por një gjë e tillë s’ishte pranuar asnjëherë nën pretekstin se raporti i tyre është vetëm miqësor. /Prive.al