Mos përputhje të mëdha në të dhënat e KQZ-së

0

Në një nga vendvotimet në Komunën e Drenasit (Gllogocit) ka një mospërputhje të thellë mes numrit të fletëvotimeve të vlefshme, krahasuar me numrin e përgjithshëm që i është ndarë subjekteve politike.

90 vota është dallimi mes numrit të fletëvotimeve të vlefshme me votat e shpërndara për partitë politike.

Sponzor

Këto të dhëna i gjeni në faqen zyrtare të KQZ-së, ku publikohen të dhënat mbi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në vendvotimin me numër 0327E/O2D numri i fletëvotimeve të vlefshme është 329, ndërsa numri i votave të shpërndara për partitë politike është 419.

Në lëshime të tilla mund të hasni edhe në shumë vendvotime tjera, çka ka nxitur partitë politike të kërkojnë rinumërim të votave në nivel vendi.

Kliko këtu

-Sponzor-