Mogherini pyet Thaçin dhe Vuçiqin “a jeni për ndarje territoriale”: Ky është skenari që e shkatërron Kosovën…!

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq të dielën në Bruksel kanë përfunduar edhe një raund tjetër të bisedimeve.

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për marrëveshjet përfundimtare dhe zbatimin e tyre.
Presidenti Thaçi ka thënë se arritja e marrëveshjeve është në interes të dy shteteve, në të në të kundërtën rrezikojnë të mbeten të izoluara, pasi BE-ja nuk do t’i pranojë Kosovën dhe Serbinë në radhët e saj me problemet ekzistuese.

Sponzor

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë racionale, dhe se të gjitha problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Thuhet se në Bruksel, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini i ka pyetur dy presidentët se a janë vërtetë dakord për ndarjen e territorit të Kosovës.

E një veprim i këtillë sjellë Serbinë deri tek ura e Ibrit në Mitrovicë, thotë ish kandidati për president Seremb Gjergji. Sipas tij, kjo prishë kufirin natyror me bjeshkë që ka Kosova.

“Por, kjo nuk e përmirëson jetesën e serbëve të Kosovës. Nuk avancon serbët e Kosovës, e mbi të gjitha nuk mbron Kishat e Manastiret serbe për të cilat çirret e gjithë diplomacia dhe suprimacia e kisha serbe”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia tek Ura e Ibrit, vetëm rritë rrezikun e destabilizimit të pandërprerë të vendit tonë. “Vërtetë do të jetë e dhimbshme që të aprovohet nga Institucionet një marrëveshje e tillë”, thotë ai.

“Vendet e QUINT-it e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë ide që së pari e nxori në pah Greqia e që u avancua nga Serbia dhe u pëlqeu edhe një pjesë të politikanëve shqiptar të Kosovës. Angela Merkel është kundër ndarjes së territorit të Kosovës dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të heqin dorë nga kjo ide. Ndërsa, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer në vitin 2008 ka thënë se asnjë anëtarë i NATO-s nuk e përkrahë këtë ide dhe së është shumë e rrezikshme për Ballkanin. Amerikani David Philip nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ish këshilltar i OKB-së në nëntor 2015 tha se ndarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Millosheviçit”, shton Gjergji.

“Ish kryeministri Sali Berisha vetëm pranimin e idesë, e le ma edhe ndarjen nga ana e shqiptarëve, e quan veprim politik dhe diplomatik. Në këto vija është edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili për Dojche Wellen ka thënë se “ndarja do të sillte tragjedi të reja, sepse lojërat për kufij në Ballkan janë të rrezikshme””.

Sipas ish kandidatit për president, vetëm Serbia ndarjen e Kosovës e sheh si proces i pajtimit përfundimtarë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se, edhe Kushtetuta është kundër ndarjes së territoreve.

“Kushtetuta e Kosovës, por edhe ligjet nuk lejojnë ndarje apo bashkim territoresh. Madje, parasheh edhe hapat të cilët duhet respektuar në rast të krizave apo të një tradhtie kombëtare. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga Kushtetuta dhe populli. Sipas Nenit 2, pika 2 të Kushtetutës: “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj””, thekson Gjergji.

“Duhet ta dimë ne që e çliruam Kosovën, që duhet të vazhdojmë ta mbrojmë atë, sepse e kemi çliruar brenda kufijve aktual. Pavarësinë e kemi shpallur brenda kufijve aktual. Vendet më të fuqishme të botës e kanë njohur Pavarësinë brenda këtyre kufijve ndërkombëtarë”, pohon ai.

Gjergji thotë se, kjo zgjidhje do të sillte dhunë dhe probleme tjera, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë Ballkanin. Andaj, sipas tij Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme dhe të paktën mos përzihet pa na pyetur neve.

“Tërësia dhe integriteti territoriale e Kosovës është i paprekshëm për të cilin ka luftuar edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari”, përfundon Seremb Gjergji.

-Sponzor-