Ministrja austriake i reagon zëvendëskancelarit për Kosovën: Ka thënë deklarata të pamatura

0

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl është distancuar nga deklarata e zëvendës-kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili deklaroi sot se Kosova është pjesë e Serbisë.

Madje, Strache tha se serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë të drejtë për vetëvendosje ose autonomi, por që kjo do të kërkonte negociata të gjata, dhe se Kosova sipas tij në këtë çështje është e pamëshirshme.

Sponzor

“Kosova padyshim që është pjesë e Serbisë”, ka thënë zëvendëskancelari i Austrisë.

Ndërkaq, në një intervistë për mediumin Die Presse, Elisabeth Hechenleitner, zëdhënësja e kryediplomates Kneissl, ka kundërshtuar deklarimin e zëvendës-kancelarit austriak.

Ministria e Jashtme e Austrisë i ka quajtur të pamatura këto deklarime të Strach.

“Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Austria është një fakt i pakundërshtueshëm”, tha zëdhënësja e ministres Karin Kneissl. “Dhe kjo njohje nuk mund të ndryshohet”.

-Sponzor-