Ministri Shala nis marrëveshjen për investime me shtetin e Katarit

0

11/04/2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot i ka propozuar Qeverisë së Kosovës aprovimin e nismës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për negocim dhe përgatitjen e një marrëveshje në mes shtetit të Kosovës dhe të Katarit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.
Ministri Shala ka theksuar se qëllimi i kësaj marrëveshje është thellimi i bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Sponzor

“Me qëllim të nxitjes dhe krijimit të kushteve të favorshme për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ku secila palë kontraktuese promovon dhe inkurajon brenda territorit të saj investime nga investitorët e palës tjetër kontraktuese dhe në të njëjtën mënyrë do të pranojë këto investime në territorin e saj në përputhje me ligjet dhe rregullat e saj”, theksoi Shala.

Sipas ministrit, kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Katarit, që do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit reciprok, përfitues, tregtar, ekonomik dhe njëkohësisht do t’u japë investitorëve të dy vendeve siguri dhe garanci se investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të plotë sipas ligjit.

“Investimet reciproke do t’i ndihmojnë ekonomitë e dy vendeve, veçanërisht Kosovën e cila tashmë është në rrugën e zhvillimit të gjithanshëm”, ka deklaruar ministri Shala.

-Sponzor-