Ministri Shala eliminon mundësitë e manipulimit me flamuj afër çmimit të produkteve

0

15/02/2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka ndryshuar sot Udhëzimin Administrativ për vendosjen e flamujve, ndryshim ky i cili nuk lejon më që produktet që shiten nëpër markete t’i vendosin flamujt në bazë të barkodit, por ne bazë të vendit të origjinës (ka raste kur flamuri i origjinës është përcaktuar në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt).
Kjo ka ardhur pas ankesave nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës, sepse ka pasur paqartësi tek origjina e produktit dhe vendosja e flamujve pranë produktit.

Sponzor

Ky plotësim ndryshim i Udhëzimit Administrativ u bë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit.

-Sponzor-