MINISTRI LEKAJ KËRKON PËRKRAHJE PËR KOSOVËN NGA HOMOLGËT E TIJ FRANCEZ

0

17 qershor 2019

Me ftesë të ministrit të shtetit për Tranzicion Ekologjik dhe Solidaritet, Francois de Rugy dhe ministres për Transport, Elizabeth Borne, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, po qëndron në Paris të Francës, me rastin e Panairit Aeronautik 2019. Edicioni i këtij viti, i 59-ti me rradhë, organizohet nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron.

Sponzor

Këtë ngjarje, më e madhja e këtij lloji në botë, Lekaj e shfrytëzoi për lobim drejt anëtarsimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil. Me homologët e tij francez, Lekaj bisedoi edhe për mundësitë e bashkëpunimit Francë – Kosovë, në infrastrukturë.

“Air Show Paris” është event që mbledh kompanitë më të mëdha prodhuese të aviacionit. Ministri Lekaj e ftoi për vizitë në Republikën e Kosovës, Ministrin de Rugy, i cili që para 20 viteve e kishte përkrahur Kosovën dhe të drejtën e saj.

-Sponzor-