Messi në pushime, këto fotografi i gëzojnë tifozët e Barcelonës

0
Lionel Messi duket në formë të shkëlqyeshme fizike gjatë pushimeve me familjen në Ibiza.

Lionel Messi gjendet në pushime të verës me familjen pas pjesëmarrjes në Kampionatin botëror 2018 me Argjentinën.

Sulmuesi i Barcelonës duket se po shijon ditë të lumtura pranë familjes së tij në Ibiza pas aventurës së dobët të garës së madhe në Rusi.

Por, “Sport” në numrin e sotëm ka publikuar fotografi ku Messi shihet në gjendje shumë të mirë fizike.

Forma e mirë fizike e Messit është lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, para fillimit të sezonit të ri.