Mesazhi kërcënues që ia kishte dërguar gruas Pjetër Nrecaj

0

Valbonë Marku Ndrecaj, 40 vjeçe, dhe e bija e saj 9 vjeçe, u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga ish-burri i saj, përkatësisht babai, Pjetër Nrecaj, në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës. Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë, shkruan Express, transmeton Gazeta NewBorn.

Valbona qe disa kohë kishte qenë e kërcënuar nga ish-burri. Ajo pak para se të vritej kishte marrë një mesazh kërcënues nga ai, të cilin e kishte raportuar në polici. “Do të të gjej… do të ta bëj…”, kishte qenë mesazhi që Pjetri ia kishte dërguar Valbonës në telefon. Policia e ka hapur këtë rast si “kanosje”. Por pak orë më vonë në shtëpinë Marku u shënuan dy viktima nga Pjetër Nrecaj.

Sponzor

Çifti kishin pasur 5 fëmijë, tre nga të cilët kanë jetuar me Valbonën, ndërsa dy të tjerë kanë jetuar me babanë, Pjetrin.

Ndryshe, Lirie Beqiraj, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar për Periskopin se është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Ju njoftojmë se lidhur me rastin, është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, po ashtu janë siguruar edhe prova dhe dëshmi tjera. Rasti i kompletuar do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për procedura të mëtutjeshme”, ka thënë Beqiraj në një përgjigje për Periskopin.

-Sponzor-