Merkel i dërgon letër Haradinajt, kjo është mbështetja për Interpol

0

Kosova ka marrë një mbështetje të fuqishme për anëtarësim në Interpol.

Shteti më i fuqishëm evropian Gjermania ka ofruar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Sponzor

Kështu të paktën thuhet në letrën që kancelarja Angela Merkel ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në lidhje me kërkesën e tij për ta ndihmuar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social letrën e plotë të kancelares Merkel

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj

Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt.

Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë.

Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme.

 

 

 

 

 

-Sponzor-