Mediat serbe: Gotovina dhe Markaç do të ndihmojnë Kosovën për krijimin e ushtrisë

0

Republika më e re evropiane ende nuk ka ushtri, por së shpejti mund të krijohet.

Gjeneralët kroatë Ante Gotovina dhe Mladen Markaç do të ndihmojë në formimin, por edhe në trajnimin e Ushtrisë së Kosovës, tha tabloid serbe Alo. Sipas gazetës, gjeneralët kroat kanë dorëzua planet e njejta kur është formuar Garada Kombëtare nga presidenti Franjo Tugjman.

Sponzor

Ish komandantët e operacionit ushtarak Stuhia me sa duket për muaj të tët janë duke përgatitur një plan të detajuar operativ për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Agim Çeku një mik i madh i kroatëve ka vizitura dhjetra herë Kroacinë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Deputeti serb Milovan Drecun ka konfirmuar vetëm mundësinë që Gotovina dhe Markaç do të marrin pjesë në formimin e ushtrisë së Kosovës. “FSK është nën kujdesin e NATO-s . Është interesante se në buxhetin e Kosovës për këtë vit janë dhënë fonde për blerjen e pesë helikopterëve dhe armë të rënda. Është parashikuar që në ushtri të ketë një forcë të reagimit të shpejtë. Ajo është përgatitur tashmë në strukturën e plotë të formimit. Nëse Kroacisë i është dhënë një rol, kjo është e mundur “, ka thënë Drecun.

-Sponzor-