Media zvicrane çmend serbët, ja çka thotë për Kosovën

0

Radio televizioni zviceran, SRF, e ka lartësuar Kosovën e Bernard Challandes, duke e quajtur atë ekip të krahasueshëm, pas fitores historike kundër Bullgarisë në ndeshjen e së hënës kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kosova e arriti fitoren e parë në historinë e saj në një fazë kualifikuese për Kampionat Evropian në tentimin e tretë, pasi e mundi Bullgarinë 3:2 me një finish dramatik në sekondat e fundit të hënën në Sofje, shkruan Gazeta Express.

Sponzor

“E pamposhtur në 14 ndeshje, Kosova e Challandes është e pakrahasueshme”, është titulli i radio televizionin zviceran.

“Pas pranimit të Kosovës nga FIFA më 2016, evropianët jugorë i humben 9 nga 10 ndeshjet garuese. Pastaj erdhi Bernard Challandes”, e vazhdon shkrimin për trajnerin zviceran SRF-ja.

Në mars të vitit 2018, trajneri 67-vjeçar e mori drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës dhe që prej atëherë nuk ka humbur në asnjërën nga 13 ndeshjet e zhvilluara, kujton SRF-ja.

Kombëtarja dardane është në një ecuri prej 14 ndeshjeve pa humbje, statistikë e veçantë në Evropë. Për momentin, asnjë ekip kombëtar evropian nuk gëzon ecuri më të mirë se Kosova.

Fitorja ndaj Bullgarisë falë golit të vonshëm të Elbasan Rashanit nënkupton se Kosova tani renditet në vendin e tretë në Grupin A kualifikues, dy pikë prapa lideres Anglisë dhe një pik prapa vendit të dytë, Republikës së Çekisë

-Sponzor-