Meda na prezanton me “sugarin” e tij, aq i ëmbël është ai

0

Ai është këngëtar shumë i pëlqyer nga publiku. Është ky Mehdin Pergjeqaj, i njohur në shoqëri si Meda.

Njihet si njëri ndër këngëtarët më të pelqyer në estradë dhe njëherish më i kërkuari për ahengjet e ndryshme familjare, shkruan “Kosovarja”.E suksesi i tij ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm.

Sponzor

Përveç për karrierën e tij muzikore, Meda ka ndarë vazhdimisht me njerëzit aktivitetet e tij familjare.Meda dhe Lulja tashmë janë njëri ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të dashura për të gjithë.

Në çdo paraqitje të tyre, shfaqen bukur dhe shumë të lumtur.Ata nuk kursejnë të ndajnë me publikun imazhe të fëmijëve të tyre. Siç është e njohur në familjet shqiptare, fëmija më i vogël në familje favorizohet më tepër.Mbase kësaj tradite nuk mund t’i ikë as Meda.

Të paktën kështu vlerësohet nga imazhi i fundit që ai ka ndarë me “sugarin” e tij në Instagram.“Me zemrën tem”, shkruan Meda teksa ka publikuar fotografinë me djalin e vogël të tij.Ndryshe, çifti janë prindër të tre djemve e një vajze.

-Sponzor-