Me sa vite burgim mund të dënohen njerëzit që gënjyen se janë veteranë të UÇK-së?

0

Avokati Tomë Gashi thotë se nuk është e nevojshme të krijohet komision për rastin e veteranëve, pasi me këtë punë po merret Prokuroria.

Sipas Gashit, veteranët “mashtrues” e kanë dëmtuar shumë buxhetin e shtetit dhe ata akuzohen për vepra penale për të cilat rrezikojnë burgim deri në 20 vjet dhe sanksione deri në gjysmë milioni euro.

Sponzor

Gashi shprehet se ndihma më e madhe që do t’i jepte Kuvendi i Kosovës këtij rasti është ndryshimi i Ligjit për Veteranët.

“Është iniciativë krejtësisht e panevojshme, pasi rasti është në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe janë duke u zhvilluar hetimet për këtë çështje. Kryeparlamentari Veseli, por dhe udhëheqësit tjerë të Kosovës me siguri që ndihmën më të madhe për Kosovën në këtë rast do ta bënin duke paraqitur iniciativa për ndryshime të duhura në Ligjin për Veteranët e UÇK-së. Secili prej aplikuesve do të duhej të filtrohej edhe një herë me përgjegjësinë më të madhe morale, penale dhe kombëtare”, ka thënë Gashi për “Zërin”.

-Sponzor-