“Me ndryshimin e ligjit për automjete qytetarët do të paguajnë shuma të larta”

0

Sot, është mbajtur mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastruktur, Tregti, Infrastruktur dhe Zhvillim Rajonal në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë diskutim është diskutuar për projektligjin për ndryshim dhe plotësim për “Ligjin e Automjeteve”, ku këtë diskutim e pati thirrur më herër deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku.

Sponzor

Dardan Abazi, nga institute INDEP në mbledhjen e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ku po mbahet dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete ka thënë se ky Institut e kundërhston në parim nismën ligjore për ndyrhsimin e ligjit për automjete.

 

“Fillimisht duhet të bëhet një monitorim i procesit në teren e jo të vihet tek kjo iniciativë direct. Kësaj pakoje ligjore i mungojnë statistikat për të ditur pse nuk ka funksionuar pako ligjre e mëhershme”, ka thënë ai, në diskutim.

Sipas tij qindrja mijëra vetura në Kosovë nuk e plotësojnë standardin euro 4 dhe ende nuk është inofmruar se sa do t’iu kushtoj kjo qytetarëve.

“Nuk ështe e qartë se kush do ta bëjë këtë ndryshim të katalizatorëve. Dhe në kalkulimet tona kemi ardhur në ëprfundims e qytetarëve do t’iu kushtoj mbi 11 milion euro që të qarkullojnë me veturat që i kanë duke I plotësuar kushtet që kërkohen me këtë projektligj”, ka thënë ai.

 

Ndryshe, deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se ky interesim për këtë dëgjim qenka i  madh, sepse ne kemi ligje që kanë nga 50 faqe, dhe këtu po shihet se qenka interesimi i madh.

“Realisht ne nuk bëjmë gjithmonë dëgjime publike për secilin ligj, sepse ligjet janë nga 50 faqe e ne nuk mundemi të fokusohemi te secili ligj e  të ndalemi të diskutojmë, por nëse dikush mendon se ka defekt në ligj, atëherë është Kushtetuesja që mundë të nisin një procedurë ligjore”, tha në diskutim, deputeti nga PDK, Memli Krasniqi.

-Sponzor-