Më dhemb edhe mu zbrazja, por a kemi fytyrë me iu thanë njerëzve rrini

0

Shkruan: Rrahman Paçarizi

Na keni lodhe me ikjen e qytetareve e zbrazjen e Kosoves. Ma se pari nuk jane te paret qytetaret e Kosoves qe po ikin – kane ike para tyre miliona polake, miliona bullgare, qindra mijera kroate, dhjetera mijera serbe, gati nje milione shqiptare te Shqiperise… Njerezit e varfer ikin nga vendi i tyre ne kerkim te mbijeteses apo edhe te jetes me te mire.

Sponzor

Çka po pritni ju? Po mendoni qe ngopen te varfrit duke kqyre postimet tuaja ne FB per ushqimet qe hani e pushimet qe beni?! Mendoni se mjafton me ju pa qysh po kenaqeni e me u kenaqe edhe ata?!

Me dhemb edhe mu zbrazja, por a kemi ftyre me iu thane njerezve rrini e knaquni tuj na kqyre neve qysh po knaqemi, rrini le t’ju vrasin e t’ju djegin, rrini se mund te vriteni tek prisni per te marre ndohmat sociale ne banke, rrini se mund t’ju shtyp ndonje me makine femija i harlisur i ndonje krimineli, rrini e merrni diploma te lodhta, rrini e merrni nga 180 a 200 euro rroge qe pronari jua ben me gjak, rrini e mbytuni ne vendet e punes, flijohuni per shefat qe nuk ju sigurojne kushte pune, rrini e plasni si thiu te izoluar deri ne fushatat zgjedhore ku ju premtohet pune a ndonje mandat asamblisti, rrini sa me i validu konkurset e kurdisura te akraballekut, rrini se… Hic mos rrini. Po gjetet pune jashte, shkoni e punoni, mos çoni pare ketu se jau hane te verdha, por nese shkoni shkollojini femijet atje. Kosoven mos e hiqni prej mendjes.

Llogariteni toke tuajen te premtuar ku duhet te ktheheni dhe ta beni vend per se mbari.

Ne kemi deshtu tashme.

-Sponzor-