Mbretëresha e re e Instagramit: Vajza e Ermal Mamaqit thyen rekordin shqiptar që ditën që u lind

0

Ditën e djeshme në orën 5 të mëngjesit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër
për herë të dytë. Ami solli në jetë një vajzë të shëndetshme duke e bërë kështu Joelin me motër.

Lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes, Ermal Mamaqi e ndau me fansat në Instagram duke
postuar një foto të adhurueshme ku shfaqej me Amin teksa mbante vajzën e porsalindur në
krahë.

Sponzor

Brenda pak orësh kjo foto ka arritur plot 164 mijë pëlqime duke thyer kështu rekordin e fotos
shqiptare më të pëlqyer në Instagram.

Foto më e pëlqyer deri dje ishte foto e postuar nga Xhensila Myrtezaj ku shfaqej me Bes
Kallakun ditën e dasmës e cila numëronte 133 mijë pëlqime.

Kështu Mbretëresha e re e Instagrami është vajza e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-