Manipulimi dhe presioni i SBASHK-ut ndaj mësimdhënësve!

0

SBASHK-u në mënyrë më të vrazhdë, duke kërcënuar mësimdhënësit se nëse largohen nga anëtarësia ju nuk do të mundeni të përfitoni tri pagat shtesë dhe pagat jubilare në pension, duke ju thënë se SBASHK-u i ndan këto paga, e në fakt as mirënjohje nuk iu ndajnë me rastin e pensionimit po i mashton mësimdhënësit në vend.

SBASHK-u gjithashtu po i mashtron mësimdhënësit duke mos i dhënë formularët për të paraqitur largimin nga sindikata, me arsyetime se për t’u larguar nga SBASHK-u duhet të aplikojnë në mënyrë kolektive e tërë anëtarësia e shkollës ose duke u thënë se vonohet shqyrtimi me muaj të tërë deri në aprovimin e kërkesës për largim. Ata madje ju thonë mësimdhënësve se nuk do të keni ndalesë në paga, po vazhdojnë të shtyjnë edhe me tutje të shantazhojnë edhe më tutje, vetëm e vetëm që t’i mbajnë dhunshëm dhe pa dëshirën e tyre si anëtar të SBASHKU-ut.

Sponzor

Shembull konkret, i cili nuk është i vetëm, është rasti i një mësimdhënësi i cili ka bërë kërkesë para një viti që të largohet nga sindikata dhe që deri në shkurt të këtij viti nuk i është ofruar formulari dhe edhe pse e ka plotësuar që nga 13 shkurti, ai ende nuk është larguar nga anëtarësia e SBASHK-ut dhe figuron ende ndalesa e anëtarësisë në paga. Këtu shihen interesat e kryesisë qendrore të SBASHK-ut në krye me Rrahman Jasharin dhe Ymer Ymerit, manipuluesit e Arsimit në Kosovë, si dhe zhvatësit e miliona eurove të mësimdhënësve në emër të tyre me pretekstin se po i “mbrojnë” të drejtat e mësimdhënësve, e në dëm të fëmijëve, duke u munduar të arsyetojnë atë që nuk munden të realizojnë kërkesat e tyre me grevën e fundit.

Edhe pse mbajtën grevë, ata nuk realizuan më shumë se aq sa i ka ofruar MASHT-i, por veç me pak, e më shumë u dëmtuan dhe dolën të zhgënjyer mësimdhënësit e klasave 1-5 dhe për këtë po mundohen të arsyetohen duke manipuluar me mësimdhënës për mos kompensim të orëve të humbura.

Kjo për veç interesave të veta të zhvatësve të milionave eurove të mësimdhënësve, duke qëndruar me muaj të tërë në bregdetin Shqiptar, nga fillimi i muajit qershor e deri në fund të muajit shtator duke e penguar edhe procesin mësimor siç ka ndodhë në vitin e kaluar duke ftuar disa mësimdhënës (8,9 apo 10) për çdo komunë, 5 ditë pa përfunduar procesi mësimorë, duke i lënë nxënësit pa Mësues për të përfunduar vitin shkollorë dhe pa ju nda librezat nxënëseve dhe pa përfunduar edhe suksesin e përmbylljen e vitit shkollor, dhe duke ftuar edhe drejtor shkollave në pushime, ata (SBASHK-u) nuk e ndërprenë grevën pa vendos politika, siç u pa në fund të grevës kinse u arrit “marrëveshja” në kuvend të Kosovës, marrëveshje kjo që i ishte ofruar nga MASHT-i para hyrjes në grevë!

Mësimdhënësit po kërkojnë të largohen nga anëtarësia e SBASHK-ut, po nuk po mundet!

-Sponzor-