Macja feston golin sikurse pronari (Video)

0

Pronari i paemëruar që besohet të jetë nga Kolumbia, ka festuar për golin e dhënë nga kombëtarja në Kampionatin Botëror. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe macja tij.

Videoja që po qarkullon në internet, e tregon kafshën shtëpiake me një jelek fluoreshent, që mjaullin sikur thotë ‘gol’ ndërsa në sfond të pranishmit dëgjohen duke qeshur, transmeton Gazeta NewBorn.

Sponzor

“Nuk është vetëm papagalli që imiton zëri, këtë gjë e ka mësuar edhe macja”, ka shkruar një komentues.

Forma se si reagoi macja, është pëlqyer shumë në rrjetet sociale, ndërsa u bë pjesë edhe ën shumë emisione televizive që merren me sport. /Gazeta NewBorn/

-Sponzor-