Lushtaku përkujton masakrën e Reçakut

0

Ish- komandanti i ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku e ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 20- vjetorin e saj, shkruan Gazeta NewBorn.

Ai ka thënë se kaluan 20 vite dhe askush nuk dha llogari për këto krime mizore të Reçakut.

Sponzor

 

Ja postimi i plotë:

Sot shënohet 20 vjetori i masakrës së Reçakut. Në këtë ditë të vitit 1999, 45 civilë shqiptarë u vranë e u masakruan nga forcat policore e paramilitare serbe. Kjo masakër shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Serbisë dhe regjimit fashist të saj, pasi ambasadori William Walker dhe vëzhgues e gazetarë të mediave të huaja, panë gjithçka cfarë ndodhi atë ditë.

Kaluan 20 vite, e askush nuk dha llogari për këto krime mizore të Reçakut e të krimeve tjera të kryera gjithandej Kosovës. Asnjë i ndjekur, asnjë i dënuar.

Unë sot ndodhëm në Hagë, në pritje të intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara. Kam kërkuar dhe kërkoj drejtësi për gjithҫka ҫfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës. Ju kam përgjigjur dhe do t`i përgjigjëm sa herë të jetë nevoja çdo hetimi, dyshimi apo sqarimi eventual për gjithçka që ka për qëllim kërkimin e drejtësisë dhe gjetjen e së vërtetës. Ama, drejtësisë që vlen njejtë për të gjitha palët.

Lavdi të rënëve e ngushëllime familjeve të viktimave të Reçakut. SL

-Sponzor-