Luan Krasniqi: Nga sot ne të gjithë jemi më të varfër pa Fadilin

0
Luan Krasniqi është sportisti i radhës që ka reaguar për vdekjen e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Ish boksieri i famshëm shqiptar ka publikuar një shkrim në rrjetin e tij social Instagram, duke shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e Vokrrit.

Këto janë fjalët e Krasniqit:

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Nga sot ne të gjithë jemi më të varfër pa Fadilin. Shqiptaret humben yllin e futbollit, te rinjtë humben idolin e tyre, shqiptaret humben diplomatin dhe negociatorin e jashtëzakonshem, që falë miqësisë dhe respektit që gezonte anembanë globit, arriti të antarësojë Kosovën në FIFA dhe UEFA. U prehsh ne paqe miku ynë!!