Lorik Cana sot ka ditëlindjen, urim special nga Presidenti Meta

0
Ilir Meta ka uruar Lorik Canën në ditën e ditëlindjes.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit sot feston ditëlindjen e tij të 35-të dhe një urim special e ka marrë menjëherë nga Presidenti i vendit Ilir Meta.

“Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë. Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij”, shkruan Meta në një postim në “Facebook”.

Që prej Europianit të Francës, ku mori pjesë me Shqipërinë, Lorik Cana është tërhequr nga futbolli i luajtur pas probleme shëndetësore, transmeton tch.