Limaj reagon pas deklaratës së Mogherinit për heqjen e taksës: Nuk mund ta pranojmë më

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Limaj ka komentuar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, reagimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, pas vendimit për të aplikuar këtë taksë.

Sponzor

Porosia e Brukselit, që Kosova ta shfuqizojë sa më shpejt taksën e re, ka qenë e pritshme për Qeverinë e Kosovës, ka thënë Limaj.

Ai ka theksuar se “BE’ja duhet ta kuptojë se Kosova s’mund ta pranojë më sjelljen e Serbisë ndaj saj”.

Trajtimi që Kosovës po i bën Serbia është i papranueshëm, ka thënë Limaj.

-Sponzor-