Limaj i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’, ka një mesazh për ‘Dardanët’

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe kombëtares së Maltës.

“Në përkrahje të përfaqësues së Kosovës. Gjithmonë është kënaqësi e veçantë t’i shohim djemtë tanë në stadiumin i cili me krenari mban emrin e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri. Përgëzime tifozëve tanë për koreografinë dhe atmosferën fantastike të krijuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

Limaj ka uruar futbollistët e Kosovës dhe gjithë qytetarët për fitoren kundër Maltës.