Limaj: I lumtur për jetësimin e marrëveshjes për romingun mes Kosovës dhe Shqipërisë

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i lumtur me fillimin e implementimit të marrëveshjes për romingun mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“I lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Limaj në Facebook, njofton Klan Kosova.

Sponzor

Tutje, ai ka falënderuar të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces teksa ka ftuar qytetarët që t’i vizitojnë plazhet e Shqipërisë.

“Si koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovë dhe Shqipërisë, falënderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje”.

“Qytetarëve të Kosovës u sugjeroj që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë verë, ngase tani gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur”.

-Sponzor-