Lexoni se çfarë i bëri vjehrra e mençur nuseve të saj! Ngjarje tepër interesante

0

Një nënë e mençur e cila i kishte tre djem dhe i kishte rritur me mundime të shumta pasi burri i saj kishte ndërruar jetë prej kohësh tregon dhe thotë: Unë i kam tre djem dhe të gjithë shyqyr Zotit janë martuar… erdhi koha që të ndahen dhe secili të shkonte në shtëpinë e tij…

Ende nuk dija se me cilin djalë të kaloj pjesën e mbetur të jetës time dhe të shijoj pak rehati dhe lumturi në atë shtëpi në të cilën do të jetoj… Më erdhi një ide dhe vendosa që natën e parë ta kaloj tek djali im i madh. Në mëngjes kur u zgjova kërkova prej nuses së tij të më sjellë pak ujë që të marr abdes, pasi mora abdes dhe i fala dy rekate namaz, ujin e mbetur në enë e hodha mbi shtratin në të cilin fjeta….

Sponzor

Kur erdhi të rregullojë dhomën time, i thashë nuses: oj bija ime kështu është halli i pleqve, e laga shtratin natën pa vetëdije… Ende pa i përfunduar fjalët e mia, filloi të më bërtasë nusja ime dhe të më quajë me fjalët më të rënda, derisa sa më tha: oj pshurravicë, tani vetë kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e qelbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë..

E mbajta hidhërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin e thava, kur e takova djalin tim të madh, edhe ai më shikonte me zemërim dhe e kishte vrenjtur fytyrën e tij…

Natën e dytë, shkova të fle tek djali im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hidhërua edhe reja e dytë, më ofendoi rëndë dhe e ftoi birin tim i cili më ofendoi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk dua të jetoj më me këtë pisllëk me të cilin kam jetu shumë vite… Dola prej tyre, e përbuzur dhe e nënçmuar dhe u drejtova te shtëpia e birit tim të vogël.

Kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për urinën time… Mu drejtua me fjalët: mos ke dert oj nënë … se kështu është gjendja e të moshuarve….sa herë e kemi bërë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qenë të vegjël…t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë…

Pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi… Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë paratë e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash: Ai uji mbi shtrat nuk ka qenë urinë, por unë e hodha ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë.. U drejtua nga nusja e saj e vogël dhe tha: Kjo është vajza ime me të cilën dua të kaloj këto ditë të jetës time, se ju më bëtë të qaj si fëmijë, kurse kjo më ledhatoi dhe më gëzoi si fëmijë…

Andaj këto para i takojnë vetëm kësaj si dhuratë për sjelljen e saj… Dy djemtë e mëdhenj së bashku me nuset e tyre mbetën të shtangur dhe u penduan thellësisht për veprimin e tyre… Pastaj iu drejtova djemve të mi me këto fjalë: këtë do t’ua kthejnë fëmijët tuaj kur të mplakeni o bijtë e mi andaj përgatituni për pendim në këtë ditë ashtu siç i rash pishman unë për mundin tim ndaj jush përveç vllaut tuaj të vogël… ai ka me jetu i nderuar dhe ka me taku Zotin e tij i gëzuar…. e juve nga kjo ju privuan gratë e juaja kur nuk ia mësuat vlerën e nënës tuaj

-Sponzor-