Lëvizja për Bashkim kërkon mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit

0

Lëvizja për Bashkim ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndjekin shembullin e atyre të së Shqipërisë lidhur me mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit.

“Pas vendimit për mbylljen e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë, është vërejtur dukuria e shtimit të tyre në Republikën e Kosovës. Pra, pronarët e këtyre lojërave nuk kanë hequr dorë nga biznesi i tyre por vetëm kanë ndërruar hapësirë”.

Sponzor

“Duke qenë se lojërat e fatit, më shumë se zgjidhje e problemeve ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët, shkaktojnë probleme të reja për familjet e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi”, thuhet në reagimin e kësaj partie, transmeton Klan Kosova.

LB konsideron se ky do të ishte një hap thelbësor në kuadër të luftës kundër kriminalitetit që, rrjedhimit, do të ndikonte edhe në aspektin e forcimit të sigurisë publike në vendin tonë.

-Sponzor-