Legjenda e Arsenalit e këshillon Neymarin: Mos luaj futboll më

0

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry, i cili së fundi po punon bashkë me Roberto Martinezin në Kombëtaren Belge të futbollit ka komentuar transferimin e Neymarit nga Paris Saint Germain.

Neymar u largua nga Barcelona për 222 milionë euro gjatë verës, duke deklaruar se arsyeja e largimit të tij kishte qenë Lionel Messi.

Sponzor

“Nuk e di nëse Neymar e la Barcelonën që të largohet nga hija e Messit. Ajo që di unë është se të gjithë lojtarët janë në hijen e Messit. Dhe nëse Neymar nuk dëshiron të qëndrojë në hije të Messit, ai duhet ta ndryshoj sportin”, ka thënë Henry.

Henry njihet si një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Lionel Messit, me të cilin kishte luajtur nga viti 2007 e deri në vitin 2010.

Ky koment i tij ka ngjallur reagim të madh në rrjete sociale.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-