LDK nuk e jep postin e kryeministrit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë intensifikuar bashkëpunimin për të rrëzuar Haradinajn nga pushteti. Megjithatë në rast të shkuarjes në zgjedhje, deputet të kësaj partisë paralajmërojnë se e kërkojnë postin e kryeministrit pavarësisht modaliteteve të koalicioneve që mund të dalin.

Kështu ka thënë Driton Selmanaj, i cili përmend sondazhet të cilat e nxjerrin partinë e Isa Mustafës të parën në Kosovë.

Sponzor

“Nuk ka asnjë kuptim që kjo të ndodhë. Në Kosovë duhet të vendoset praktika që partia e parë gjithmonë ta marrë kryeministrin. Ne po shohim sot që e kemi kryeministrin nga partia e katërt ose e pestë dhe po shihet fuqia e këtij kryeministri. Ai ka fuqi mbi dy ministrat e tij, askush tjetër nuk e dëgjon,. Pesha e tij te ministrat tjerë as që vërehet, prandaj ne jemi të interesuar që të kemi një kryeministër legjitim, kompetent për të marrë vendime dhe për të qeverisur me vendin dhe jo një kryeministër spektator i cili nuk pyetet për asgjë. Ne duke e parë këtë situatë po themi se do të duhej të ishte rregull që në Kosovë kushdo që bën koalicione partia e parë ta marrë kryeministrin. Në këtë drejtim LDK-ja nuk ka asnjë kuptim që të heqë dorë nga kjo pozitë, sepse në të gjitha sondazhet që po bëhen, qofshin vendore ose ndërkombëtare, LDK-ja po del të jetë e para. LDK-ja është parti dukshëm e para nga të tjerat dhe këtë disponim të popullit nuk guxojmë ta zhgënjejmë. Nuk mund t’ia dhurojmë dikujt tjetër pozitën e kryeministri”, ka thënë Selmanaj për Zeri.

Ndërkohë para pak ditësh Isa Mustafa është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin kanë folur për organizimin e një mocioni votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Problematikë mbetet ende sigurimi i 61 votave nga opozita, pasi që ata nuk pranojnë që të rrëzojnë Qeverinë me votat e ‘Srpskas

-Sponzor-