Largohet NEWBORN-i, ja arsyeja…

0

Monumenti i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, sikur çdo vit që pëson ndryshime edhe këtë vit pritet të sjellë befasi.

Para pak çastesh është parë duke u larguar tërësisht NEWBORN-i.

Sponzor

I kontaktuar nga “Zeri.info”, kreatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka konfirmuar se për 10 vjetorin e shtetbërjes “NEWBORN”-i do të pësojë ndryshime.

“Jemi t’u e largu edhe më 16 shkurt ju njoftojmë se çfarë do të bëhet. Më shumë nuk ju tregoj, e shihni më 16 shkurt”, ka deklaruar Ismaili për.

Duke krahasuar me vitet e kaluara kur ndryshimet e këtij monumenti ishin bërë vetëm në ngjyrë, këtë vit pritet të ketë ndryshime të tjera.

 

-Sponzor-