Lajmi i fundit: Arrestohet dhe burgoset, mësuesi që dyshohet për abuzim me të miturën në Drenas

0

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar edhe arsimtarin cili dyshohet se është i përfshirë ne skandalin e abuzimit seksual me të miturën në qytetin e Drenasit.

Sipas njoftimit të IKP-së, ky person ka inicialet Sh.Xh, dhe nuk është zyrtar i Policisë së Kosovës.

Sponzor

Këtij i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.

Ky person është arrestuar, intervistuar dhe burgosur nën dyshimet për keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

Në këtë rast janë të përfshirë edhe një hetues policor dhe mjeku i cili ka ndihmuar të miturën të abortojë.

Gazeta Express dje ka raportuar lidhur me këtë rast

Njoftimi i plotë:

IPK arreston edhe një të dyshuar për “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”

Prishtinë, 7 shkurt 2019,

Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë në vazhdimësi veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe një i dyshuar tjetër për këtë rast ( me inicialet Sh. Xh – i cili nuk është zyrtar policor).

Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e IPK-së është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal).

Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast.

-Sponzor-