LAJMI FUNDIT: Labi largohet nga AKR-ja

0

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, që nga nesër do të jetë deputet i pavarur duke hequr dorë nga të qenit deputet i partisë së Behgjet Pacollit, ka thënë se ky i fundit nuk e ka kontrollin mbi partinë.

“Behgjet Pacolli nuk e ka kontrollin në AKR. Hiç nuk ka kontroll ajo parti”, ka thënë Tahiri, duke folur për përplasjet e tij brenda partiake kryesisht me këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Sponzor

Tahiri ka thënë se ndoshta nuk do të tërhiqet krejtësisht nga AKR-ja, por në njëfarë mënyre e ka kushtëzuar qëndrimin e tij në partinë e Pacollit me largimin nga kjo parti të Zyberajt dhe disa të tjerëve.

Ai e ka akuzuar Zyberajn “se e ka shkatërruar AKR-në”

“Behgjet Pacolli me gjithë atë këshilltarin e tij prej të cilit është shkatërruar partia. Dhe, ja ka dhënë tjetër kujt, mirë që ja ka dhënë, e ka merituar”.

Në Rubikon të KTV-së ai tha se Zyberaj, ka thënë se Ferizaj nuk ka nevojë për ministër.

“Mendoj se Pacolli duhet t’i çel shumë sytë e me punu. Nuk kam kontakt me të dhe mos të ndalemi këtu. Kontakti im me të është zero. Ai po ma jep mundësinë që prej nesër të jem deputet i pavarur. Nuk kam nevojë unë të shtyhem me fjalë me të. Nesër do të ndryshoj fati im. Nesër dihet fati im dhe i AKR-së”, ka thënë ai.

Tahiri bëri të ditur se nuk i përket AKR-së më duke kërkuar që edhe funksioni t’i shkruhet vetëm si deputet i Kuvendit dhe jo i AKR-së. Në fakt ai do të ketë bashkëpunim të afërt me AAK-në e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“A duhet të konsultohet lideri i partisë apo këshilltarët e tij se çfarë ligji të votoj unë si deputet? Jo.”, ka thënë ai. “Mua askush nuk mund të më flet se çka të bëj. Ndoshta është lodhur edhe nga padrejtësitë sepse ai dëm s’i ka bërë kurrkujt. Mirëpo, dorën në zemër, nuk jam unë ai njeri që e lë dikë të shkel mbi punën time”, ka shtuar më pas

-Sponzor-