LAJMI FUNDIT: Ja gjendja e fundit shëndetësore e djalit të Halil Kastratit

0

Hoxha tashmë i famshëm nga Prizreni, për aktivitetet e tij humanitare, siç është raportuar edhe më parë këto ditë, ka të sëmurë rënd djalin e tij, Uvejsin, dhe i njëjti po trajtohet për shërim.
Vet hoxha Halil Kastrati përmes një njoftimi ka bërë të ditur edhe detaje nga sëmundja e djalit të tij, për të cilin ka treguar se është duke u trajtuar në një klinikë në Beograd.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë mjekët e Beogradit ata që kanë arritur t’i gjejnë diagnozën e saktë djalit të tij, gjë të cilën nuk kishin mundur ta bëjnë mjekët në Shkup e as ata në Turqi, shkruan gazetametro.net.

Sponzor

“Unë çdo moment jam duke pritur lajm nga jashtë ku është djali. Djali është ne Beogradi. Beogradi i ka nxjerr diagnozën e saktë se na e kemi pasur në disa vende, Shkup e Turqi. Ata i kanë nxjerr diagnozën dhe është duke u trajtua atje”, ka thënë Kastrati.

Tutje ai ka bërë të ditur se problemi shëndetësor që ka djali i tij, lidhet me shikimin, i cili po i humb, dhe shpresat janë te terapia, nëse ajo do të arrijë të reagojë, për të ja kthyer atë.

“Ne kemi shprehur se kemi nevojë për lutjet e juaja dhe kjo fjalë e imja ka marre vërshime të mëdha të lutjeve. Djali e ka një terapi shumë të rënd, bëhet fjalë për një damar të trurit e cila ja ka hup shikimin krejt, edhe varet prej terapisë nëse reagon atëherë do të këtë shpresa për të, e nëse jo atëherë çka ka deshtë zoti”, ka thënë Kastrati.

Hoxha Halil Kastrati është i njohur me organizatën “Jetimët e Ballkanit”, e cila përveç me ushqim, shumë skamnorë ka ndihmuar edhe me ndërtim të shtëpive, përmes mjeteve që i dhurojnë qytetarët kosovarë nga vendi dhe diaspora. /gazetametro.net/

-Sponzor-