LAJMI FUNDIT: Ja çfarë ndodhi me Edon Zhegrovën

0

Baseli e ka publikuar formacionin e parë të skuadrës për ndeshjen kundër Luzernit. Në këtë ndeshje janë titullar tre lojtarë me prejardhje shqiptare, mirëpo për Edon Zhegrovën s’ka vend as në bankën rezervë.

U largua nga Genku pasi nuk arriti të zë vend në formacion të parë, mirëpo e njëjta histori po e ndjek Edon Zhegrovën edhe në Basel, raporton Gazeta Express.

Sponzor

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova nuk ka arritur ta fitojë një vend as në bankën rezervë për ndeshjen e Super Ligës së Zvicrës kundër Luzernit, ku do të jenë titullar Albian Ajeti, Taulant Xhaka dhe Idriz Voca.
Zhegrova nuk ishte titullar për asnjërën ndeshje të Kosovës gjatë marsit, megjithatë u inkuadra edhe kundër Danimakës, edhe kundër Bullgarisë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Ende nuk dihet arsyeja prapa këtij vendimi të trajnerit Marcel Koller.

-Sponzor-