LAJMI FUNDIT| ‘Hiqet taksa, bie Qeveria’

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka folur rreth vendimit të Qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe për Samitin e Parisit.

Zeka ka thënë se masa e vendosur nga Qeveria e Kosovës duhet të hiqet.

Sponzor

“Taksa duhet të hiqet – kjo është kërkesë e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe e presidentit francez, Emmanuel Macronn dhe e SHBA-së.
Mendoj që taksa do të hiqet para Parisit, ose do të bjere qeveria”, ka thënë deputeti Zeka në Telegraf.

Tutje Zeka ka pohuar se nuk do të jetë e nevojshme që qeveritarët t’i harxhojnë paratë e taksapaguesve në Samitin e Parisit, nëse nuk do të hiqet taksa.

Ai ka theksuar se Kosova ka tema serioze me Serbinë siç është fati i të pagjeturve.

Deputeti Zeka ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se vota e tij do të jetë pro mocionit të opozitës.

-Sponzor-