Lajm tepër i mirë për kosovarët! Urime, u arrit qëllimi ynë!

0

Ndonëse në Mal të Zi ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Millo Gjukanoviqin për “fitoren”.

“Urime mikut tim të vjetër, Millo Gjukanoviq për fitoren e tij në Mal të Zi. Kjo është një fitore për Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE”, ka “cicëruar” Thaçi në Twitter.

Sponzor

Ai më tutje ka shkruar që pret një bashkëpunim për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Deputeti i kësaj partie, Milos Nikoliq thotë se bazuar në 80 për qind të votave të numëruara, Milo Gjukanoviq prin me mbi 54 për qind të votave.

-Sponzor-