Lajm i mirë për gjithë ata që po e presin njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani dhe BE

0

Patentë-shoferët e Republikës së Kosovës nuk po arrijnë të kenë njohje reciproke me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur për KALLXO.com se është në proces të rregullimit të kësaj çështje me Italinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Gjermaninë, përderisa nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur pritet të finalizohen marrëveshjet.

Sponzor

“Ju informojmë se jemi duke u angazhuar në procesin e njohjes reciproke të patentë shoferëve tanë me shtetet e BE-së. Mirëpo, duke pasur parasysh se ky proces nuk varet vetëm nga ne por edhe nga gatishmëria e shteteve të BE-së deri në finalizimin, arritjen e marrëveshjeve qytetarët tanë duhet t`i nënshtrohen rregullave të brendshme për patentë shofer në komunikacion rrugor të atyre shteteve”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në mars të këtij viti kishte njoftuar se është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të ketë marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së.

Kështu të paktën ishte deklaruar ish-ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, përderisa një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Bashkatdhetarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetet evropiane kanë raportuar në KALLXO.com se për shkak se nuk kanë të drejtë të drejtojnë automjetet me patentë-shofer të Kosovës, janë detyruar të paguajnë gjoba deri në 3000 euro.

Lidhur me shqetësimet e mërgimtarëve, thotë se është e njoftuar edhe Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Kjo Ministri, në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se ankesat e diasporës i ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Kosovës.

“Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike është e njoftuar me këto shqetësime të bashkatdhetarëve dhe ato në kontinuitet i ka përcjell tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme. Tashmë dy Ministritë përgjegjëse intensivisht janë duke negociuar marrëveshjet për njohjen reciproke të patentë-shoferëve, por sa i përket detajeve dhe afateve kohore, ju lusim që t`i kontaktoni këto ministri respektive”, tha për KALLXO.com Lorik Pustina, udhëheqës i Komunikimit në MDIS.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme , por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Në anën tjetër, MPB-ja këtë vit ka lëshuar në përdorim patentë-shoferin me dizajn të ri dhe kishte njoftuar se i njëjti mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së.

BE-ja, pjesë e së cilës është edhe Gjermania patentë shoferët e Kosovës do ti njeh sapo BE-ja të jetë gati.

-Sponzor-