Lajm i madh për kosovarët që jetojnë në Zvicër, u mor ky vendim

0

Ministri i Punës dhe Mircqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se ka pranuar një Notën Verbale nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Konfederatës Helvetike (Zvicrës) Jean-Hubert Lebet, ku konfirmohet ratifikimi i marrëveshjes për Sigurimet Sociale mes dy shteteve.

“Sapo pranova Notën Verbale nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Konfederatës Helvetike (Zvicrës) z. Jean-Hubert Lebet, mbi ratifikimin e marrëveshjes historike për Sigurimet Sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës, marrëveshje kjo e cila tashmë është ratifikuar edhe nga shteti Zvicerran”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Sponzor

“Me këtë rast uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjithë ata që për vite të tëra kanë derdhur djersën e tyre me kontributin e dhënë për shtetin Zviceran dhe për mbijetesën e familjeve të tyre në Kosovë.
Ky është një lajm madhor për të gjithë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, sepse me ratifikimin e kësaj marrëveshje më në fund triumfoj e drejta e qytetarëve për të ripërfituar nga pensionet dhe beneficionet, e drejt e cila iu mohua me vite të tëra shumë bashkëkombësve tanë”.

Image may contain: 2 people, people smiling, suit
Tutje, ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në këtë çështje, njëkohësisht ai ka uruar të gjithë pensionistët e Kosovës.

“Falënderojmë të gjithë bashkëpunët tanë për realizimin e kësaj marrëveshje dhe gjithashtu një falënderim të veçantë edhe për shtetin tonë mik Zvicrën, e cila ka shprehur gatishmërinë që të zgjidhim një herë e mirë çështjen e Sigurimeve Sociale, e cila do të hap rrugë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla edhe me shtete të tjera”.

“Qytetarët tanë do të njoftohen së shpejti nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me këtë marrëveshjeje dhe të gjitha procedurat për aplikim dhe realizim të të drejtave të tyre. Urime të gjithë qytetarëve, urime të gjithë pensionistëve përfitues të Kosovës”.

-Sponzor-