Ky është shteti i cili sot tërhoqi njohjen ndaj Kosovës

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Unioni i Komoreve, Suef Mohamed-El-amin, nga ku edhe kanë prezantuar dokumentin për terheqejen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Për këtë çështje kishte folur në mëngjes herët Daçiq, duke thënë se së shpejti do të bëhet edhe shteti i dhjetë që do ta tërheq njohjen e Kosovës.

Sponzor

Në një nga pikat e dokumentit thuhet se ky shtet revokon njohjen për Kosovën, deri në gjetjen e një kompromisi përfundimtar ndërmjet dy shteteve.

‘Si rezultat, shfuqizon njohjen e Kosovës, me qëllim që të lejojë të dy palët të arrijnë një zgjidhje të drejtë politike rreth statusit të Kosovës” shkruhet në këtë dokument.

Të gjitha pretendmet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve për pavarësinë e Kosovës janë mohuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke e quajtur si një propagandë kundër Kosovës./Express/

-Sponzor-