Ky është Hyseni, reperi të cilit Unikkatili i kishte bërë ‘dissin’ me të dëgjuar ndonjeherë

0

Reperi i njohur, Prince Double H që të gjithë e njohin si Hyseni, ishte rikthyer në vëmendjen e të gjithëve me një gjest mjaft kontravers.

Reperi, i cili ka kohë që ka ndalur aktivitetin, ishte parë duke urinuar në shtatoren e heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeut.

Kështu kishin raportuar disa faqe në Facebook, që kishin publikuar edhe fotografinë e tij duke urinuar mbi shtatoren e heroit tonë kombëtar.

Ky akt i Hysenit besohet se vjen për shkak të bindjeve të tij ekstreme fetare. Duket se reperi bën pjesë në shtresën e njerëzve që besojnë se Skenderbeu nuk është heroi jonë kombëtar për shkak se ai ka vrarë muslimanët gjatë mbrojtjes së tokave shqiptare.

Hyseni edhe nëpër këngët e tij i ka shprehur bindjet e tij fetare, teksa ka kohë që nuk ka qenë aktiv nga ana artistike e as nëpër media deri para një dite, kur raportohet ta ketë bërë këtë gjest.

Prince Double H njihet për konfliktin e tij të përgjakshëm me Unikkatilin, konflikt nga i cili kanë dalë disa këngë që edhe sot e kësaj dite janë himne të hip hopit shqiptar.Hyseni urinon shtatoren e Skenderbeut (Foto)