Ky është 13 vjeçari i cili u privua pasi e shkelu traktori

0

Një vajzë 13-vjecare, derisa po ngiste biçikletën, është goditur për vd’ekje nga traktori në fshatin Vershevc të Lipjanit.

Në Policinë Rajonale e Prishtinës për Gazetën Express kanë treguar se në orët mbrëmjes së sotme janë informuar për një aksident në një fshat të Lipjanit, ku vajza e 13-vjece është goditur nga një traktor. Një orë më vonë ajo ka vdekur në Qendren Klinike Universitare.

Sponzor

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Vershevc te Lipjanit. Ne aksident kane qene te përfshira një biçikletë dhe një mjet bujqësor(traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të renda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar per tretman mjekësor ne QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 20:00, ka ndërruar jete. Ngasësi i mjetit bujqësor me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Me rasti po merret njësiti i trafikut”, thuhet nga Policia.

Në QKUK kanë treguar për Express se viktimen e kishte shkelur traktori pak orë më parë.

“Viktimën e ka shkel traktori pak orë më parë dhe aksidenti ka ndodhur në një fshat të Lipjanit”, kanë treguar në QKUK.

Sipas mjekëve të QKUK 13-vjeçarja kishte arritur në emergjencë pa shenja jete.

“ Tek ne ka ardhur pa shenja jete. Ka qenë e lënduar rëndë dhe nuk ka mundur tu mbijetoj plagëve që ka marrë”. Në QKUK thonë se tashmë trupi i viktimës është dërguar në obduksion për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.

-Sponzor-