Baton Haxhiu e zbulon se kush e porositi vrasjen e Oliver Ivanoviqit!

0

“Nuk ka qenë befasi për mua ngjarja e sotme. Ky është debakël i Bashkimit Europian dhe i SHBA-së, në një proces të gjatë që ka mbytur shpresën për qytetarët e Kosovës. Është vrasje e porositur që mund të bëhet vetëm nga profesionistët”, kështu thotë Baton Haxhiu.
Gazetari dhe publicisti, Baton Haxhiu, ka thënë se vrasja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, ishte e porositur, e kryer nga profesionistët dhe rrjedhojë e një procesi të dështuar, të kontrolluar nga Aleksander Vuçiq dhe lejuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se ai është viktima e parë e kundërshtimit të procesit të ndarjes së Kosovës, që sipas tij po diskutohet në Bruksel, dhe i radhës i vijës Kosovo-centrike që po eliminohet, njofton Klan Kosova, përcjellë Gazeta NewBorn.

Sponzor

“Oliver Ivanoviq është një prej atyre serbëve që ka pasur trimëri brenda vetes. Është një prej njerëzve me të cilët ke mundur të debatosh, megjithë mospajtimet e skajshme. Nuk ka qenë befasi për mua ngjarja e sotme. Ky është debakël i Bashkimit Europian dhe i SHBA-së, në një proces të gjatë që ka mbytur shpresën për qytetarët e Kosovës. Është vrasje e porositur që mund të bëhet vetëm nga profesionistët”, ka thënë Haxhiu.

“Kjo vrasje është neveritëse dhe politikisht destabilizuese. Është pasojë e një procesi të kontrolluar kryesisht nga Aleksander Vuçiq, i lejuar brutalisht nga SHBA dhe BE-ja, e pjesërisht edhe nga Rusia, që ka çuar në eliminimin e të gjithë linjës Kosovo-centrike të serbëve. Janë eliminuar të gjithë serbët në Kosovë që kanë qenë për bashkëjetesë dhe i është dhënë hapësirë e pafund Vuçiqit, duke menduar se nëse një njeri e ka në dorë krejt këtë punë, mund të zgjidhet më lehtë. Vija e pushtetit është tek ura në Mitrovicë. Përtej asaj udhëheqin bandat, që lëvizin me vetura pa targa. Oliver Ivanoviq është viktima e parë e kundërshtimit të procesit të ndarjes së Kosovës”, ka shtuar më tej Baton Haxhiu/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-