Kush e njeh këtë person le të më lajmërohet, i paskan humbur 700 euro

0

Një qytetar nga komuna e Gjilanit, G.R., ka gjetur në rrugë 700 euro dhe ka vendosur t’ia ruajë personit që i kanë humbur
Bashkë me to ai ka gjetur edhe një letërnjoftim, i cili siç shihet në pamje i takon M.S., po ashtu banor i kësaj komune, transmeton Gazeta NewBorn

G.R. ka njoftuar të afërmit e personit në fjalë se paratë mund t’i gjejnë tek ai, përmes një postimi në grupin e ashtuquajtur “Marakli t’kerreve”.

Sponzor

“Kush e njeh këtë person se i paskan ra do pare me letërnjoftim le të lajmërohet”, ka shkruar ai sipër fotografisë ku shihen paratë në tokë.

Nuk kanë munguar as komentet pozitive nga anëtarët e këtij grupi, të cilët kanë uruar G.R. për këtë veprim fisnik./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-