Kush e nervozoj Kimete Berishën? A jo tha: Me dalë, me hup’

0

1. Rrushi i LDK-së, Abdullahu, është shembulli më i mirë se nuk mjafton me qenë ‘njeri i mirë’, as nuk është e nevojshme me qenë ‘i
mirë’ sidomos kur s’është kah ta lyp kush ty me qenë ‘i mirë’.

Ti na ke nervozu shumë atë ditë kur (po besoj gratis) ia ke kry punën Ramush Haradinajt me ‘lojërat e fatit”.
Çka t’u desh ty të kërkosh të mbyllen ‘lojërat e fatit’, kur ke pasur mundësi me ua kajtë nanën ‘çerdhes së gjarpërinjëve’, ‘jakave të bardha’ të lidhura me politikën, që ishin pronarët e tyre.
S’di, s’jam e sigurt se prej padijes je bë avokati i tyre.

Sponzor

Këta që po luajnë me fatin e populli, po i ndalojnë
‘lojërat e fatit’. Kush e han këtë fall!

Gjithmonë gjendet një sebep për të arritë një qëllim.
Vrasjet në kazino u dasht të bëhen sebep
të zbulohet dhe hulumtohet kush janë ato ‘jakat e bardha’ që lejuan këto kazino të punojnë pa licencë, të kërkohet nga pronarët të paguajnë tatimet e papaguara dhe të implementohet ligji, e jo të zhduken ‘gjurmët e krimit’ duke i mbyllur ato.

Prap se prap s’po besoj se ti je kaq rrush prej mendve.

Ramushin po e përcjell një fat i madh. LDK ia ka heq një gajle të madhe.
Përnime ‘dy të vdekur po e rujshin një të gjallë’.
Duke i ndaluar ‘lojërat e fatit’, me një vendim urgjent
janë ‘falur’ bossat e tyre të lidhur me politikën, janë shlyer taksat e papaguara të tyre për 20-të vjet.
Prandaj, askush prej pronarëve nuk po ankohet.

Sepse si borxhlinjëve të ujit që Ramushi ua fali miliona borxhe të ujit, ashtu, me iniciativën e LDK-së, ua fali pronarëve të ‘lojërave të fatit’ miliarda borxhe tatim.

Në vend se të kërkonte përgjegjësi për punën e tyre të palicencuar, Abdullahu kërkoi të ‘mbyllen’ ato. Duke i mbyllur-i ka shpëtuar.

Prandaj, Ramushit (sidomos Dautit) iu bë qejfi. Sepse, kjo është fitorja më e madhe e kumarit ndaj shtetit të Kosovës.
Kanë punuar pa leje, dhe në fund shuhen me leje. Ku ka fat më të madh se ky!
Thuhet se u ‘ndëshkuan’ por ata u falën (si një falimentim falls) për të filluar ‘me letra’ prej fillimi.

Kosova, anipse nuk është Arabi Saudite, as Katar, as Iran, as Irak, as Siri, por po si ato shtete me një vendim i ndalon ‘lojërat e fatit’.

Shtetet myslimane janë të sinqerta në politikat e tyre, i ndalojnë ‘lojërat e fatit’ për arsye morale dhe fetare, e Kosova mashtron, sepse e bën këtë për të shpëtuar ‘jakat e bardha’ nga ‘falimentimi i vërtetë’, nga burgu dhe nga taksat.
A ka shpëlarje më të madhe të parave se kjo, Abdullah.

(Një tjetër dashnor i LDK-së i akuzoi ‘lojërat e fatit’ se po ndikojnë në prishjen e martesave. Qe më çfarë niveli ka ra dashuria).

Të mos të ishin ‘lojërat e fatit’, s’do të shkruhej ‘Krimi dhe ndëshkimi’, Dostojevski ishte lojtar i fatit dhe do të duhej të ishte në parajsë veç pse ka qenë shkrimtar i mirë (anipse ende askush nuk është në parajsë).

Kujt nuk do t’i pëlqente m’i thënë shefit ‘fuck you’, e m’u bë shef vet.
Do t’më pëlqente pa masë të fitoja pare në lojë, për t’ia bërë si piktori Monet, që pasi fitoi në kumar nuk pati nevojë më të punonte si unë 8 orë ulur me karrigë mbi një tepison që kundërmon shurrë, duke ecur korridorit që vie era çorbë, tëbndalem para foto kopjes shkarant (të shokëve të Ramushit) të pres nga 3 orë derisa t’ia nis të printoj një faqe shtremtë dhe ta bëj shurrën ‘në këmbë’ sepse wc-ja gjithmonë është e flliqtë..
dhe pastaj në fund të orarit, pritet prej meje të shkruaj një roman për dashurinë dhe për urrejtjen.

Dikush si Rusvelti dhe Trumani kanë luajtur për qejfi, tjetër rast ishin ata, ishin entuziastë të mëdhenj të kazinove. Njerëz të lirë.

2. Edhe Kadri Veseli po i bën shërbim të madh Ramushit. Thanë se Kadriu i ka çu hundtë, nuk po i flet Ramushit.
Mirë që ka mish me bollëk në ashtin e hundës dhe hapësirë të mjaftueshme të hundës që ja mundëson m’i çu, se disa si Morena shembull s’kanë as hundë për me çu në rast idhnimi.

Ama gabim. Kadri Veseli po kujton se nëse e hesht Ramushin, e zvogëlon, ia humb rëndësinë.
S’i ka treguar Blerimi se ‘gjithçka rritet në heshtje’.
Blerimi merret veç me Zotin sepse nuk i tutët, nuk i tutët sepse nuk e sheh. Prandaj ky veç me hoxhallarë shtin kry’ (me Gëzimin sidomos) se e din se ata s’i turren.

Me ju tutë Ramushit më shumë se Zotit, a ka nëmë më e madhe! Me mendu se Gëzimi është më ‘i rrezikshëm’ se Ramushi, a ka budallak më të madh!

Prandaj, Kadri Veseli po vuan. Po vuan sepse s’di më kë duhet të përlahet (në këso raste, duhet të përlahesh me krejt kush të del përpara).
Nëse e rrëzon qeverinë e Ramushit, nuk çohesh më në këmbë, sepse PDK është e plakur para kohës, me damarët e vizatuar në duar dhe në fytyrë.

A e patë Kadri Veselin qysh i mbante duart lidhur kryq para Elizës. Ashtu i mban duart njeriu kur ndihet i pasigurt, kur merr qëndrim defensiv, kur nuk e di çka e pret dhe kur do të mbaj distancë (problemin e njejtë me Kadriun e ka edhe Grida Duma).

E din Kadri Veseli çka e ka gjet, prandaj i mban duart kryq. E di ai se nëse PDK bën lum
që iu bashkangjit Eliza (e bashkangjitur
hon e don), e ka marrë lumi.

Kur Kadri Veseli kalon nëpër kriza nervore del në foto me Halil Kastratin.
Ti duhet me ditë se Halil Kastrati nuk mundet me t’pshtu prej Ramushit.
Nëse Halil Kastrati vazhdon m’u fotografu me ty, mos vet për të. Halili i nderuar do të duhej të ishte i të gjithëve (siç mendojmë ne se është), se nëse do të bëhej veç ‘i joti’ do të thotë ‘s’ka ekzistuar kurrë’.

3. Një kryq të mirë ja ka ngul Kosovës edhe Pal mëkatari. Ky s’kish karar. Ky e meriton përbuzjen popullore. Pret njeri prej të krishterëve shqiptarë me qenë hajna pak ma normal, ma t’tokës, ma t’butë, hajna ma perendimor, po jo. S’di qysh don m’ia spjegu ky Shën Pjetrit se është Doktor i vërtetë e s’e ka ble
me pare diplomën’ e doktorit, qysh e kanë akuzu? Por hallall, edhe ky arriti me tutë ambasadorin zvicran, i cili i shkoi në zyre dhe në njëfarë mënyre ‘e luti’ Palin mos me përzënë!

(Vlen të theksohet se ambasadori zvicran e zgjodhi Turiçevcin për ta thënë të vërtetën për ‘hajnat e luftës’, për hatrin tim).

4. Kadri Veseli ndoshta do të mund të gjente çare te Hashim Thaçi. Ai edhe të rrëzon edhe ta shtron tepisonin e kuq m’u shkarravit n’të.
Por është hakmarrës, të kërkon falje, por nuk të falë; ti kurrë nuk e di saktë se çfarë ndjen dhe mendon ai për ty; plus që është i zënë me kënaqësitë e jetës: ka ba shpi në Brezovicë, që ja ruajnë policia; han e pin në restorant të serbëve, s’guxon kush me helmu; e lëshon shpinë për antena të postës; s’guxon kush me pyet a punojnë ato antena; fiton pare dhe ua dinë vleftën; s’punon kurrgjë, veç knaqet.

5. Që m’u kënaq rrastë, po knaqet Shpend Ahmeti. Askush nuk e nguc më prej se u largua nga Vetëvendosja. Edhe Dardani u ngje beqar, gazeta nuk ja përmendi se nuk ka qenë beqar para se m’u martu për herë të dytë, veç pse nuk është në Vetëvendosje, s’e nguc kush.

6. Edhe Ekipi negociator u kënaqën pare e sefa pa punu. Udhëtojnë e ladrojnë poshtë e naltë veç me shetit, marrin rroga e meditje për një ‘dialog’ që nuk ekziston.
Më pëlqen përbërja qesharake e Ekipit, sepse kjo e ofendon Serbinë, tregon se Kosova nuk e merr seriozisht Serbinë.
Rrezik do të ishte nëse në Ekip do t’i fuste hundët ‘intellektuali’ i preferuar i Vuçiçit, Veton Surroi.
Vuçiçi veç dy vetave ua ka pranu deri tash ‘gjenialitetin’, përveç Millosheviqit.

7. Rambo duket si psikopat, por e karakterizon një si ‘pafajësi’, ka shumë momente që duket ‘i pasherr’ dhe të shtin n’gjynah.
Nuk rren, nuk thotë se nuk ka ndikim në punësimin e kunatave, akrabave e familjarëve të tij, por e pranon se indirekt ka ndikim.
Ky pranim, ky ‘sinqeritet’ është ‘risi’, e padëgjuar në politikë, prandaj Ramushi ka mbijetuar, duke na ‘habitur’ me karakterin e tij. A është e mundur me ekzistu një njeri i tillë!

Ia kthen fjalën Bankës Botërore dhe bën mirë, sepse sikur të ishin pyetur ata, sot nuk do ta kishim Rrugën e Kombit.

Bën mirë që është i pari që e ka relativizuar ‘dashninë’ e verbër të shqiptarëve ndaj BE. Tash ‘dashnia’ e shqiptarëve për BE është e matur, jo e pakushtëzuar dhe naive. Me Ramushin edhe në Kosovë, si gjithkund në Evropë, ka lindur Euroskepticizmi.

Estrada, një herë e shajnë, pastaj s’di ky ‘çka ju bën’, masandej e thërrasin nëpër dasma.

Nipit tē Shyhretes i uron zyrtarisht mirëseardhje në jetë, i çon rruza t’mësyshit, bën marrina, sillet si gru e ktyneherit me bestytni. Ato llokicat e estradës shkrihen prej lezeti që kryeministri ua ka veçu bebën. E bebat tjera që nuk i uron kryeministri, kush janë ato? A prej se të lindsh duhet me ja nis me t’njofshëm, a!
M’i korruptu edhe bebet!!! Tmerr. Neveri.

Ramushi rrezikon ta thotë një të vërtetë që i ka ndihmuar t’i fsheh njëqind rrena shumë më të rrezikshme dhe të kushtueshme. Nejse, ky ende ec si Tarzan për me tregu forcën, ama unë e falenderoj që veç mu më ka leju me shkru kundër tij, dhe kështu ka dëshmu se në Kosovë ka liri të shprehjes kundër tij. Prandaj Ambasadorët e huaj më kanë shumë simpati 😊.

8. Kush po ka të njofshëm po punësohet; kush po ka pare po i fryn buztë si Janis Joplin te Muppet Show (është interesant, buzët fryhen për qejf të meshkujve e meshkujve nuk u pëlqejnë, prandaj kush ka buzë të fryera (pa ju shfry) nuk do ta dijë kurrë çka është dashnia.

Dikush po martohet me nga 50 fustana nusërie, po kqyr m’u tranu prej gëzmi, e popullit të varfër po ju shesin mend, s’po ju shihen të bardhtë e syve zogt prej shminkave, e dikush u mbet m’u martu me seta…
Kush është i ndershëm e ka lexu romane, ju ka shkatërru jeta në vendin ku një narcisist i thotë vetes MMV…

9. Nganjëherë, kur e sheh se na ka mujt’ e keqja të vjen me nëmë. Gjeneratat e reja pritojnë edhe me nëmë qys duhet, hse nëma kryen punë, sipas fesë dhe plakave shqiptare. Nuk ka kush nerva me zgjat mallkimin, veç me shkurtesa kemi fillu edhe me nëmë, si për shembull MÇSGJ (mos t’çeltë sabahu t’gjallë’.
E përpara, gratë pa punë, më pak angazhime, kanë pas kohë me ja nis: ‘Hej more Zot që po
t’lutna….Kur të bahet ora tre e natës, të daltë gjumi e …..😂).

10. A po të duket edhe ty si mu’ se krejt u kënaqën veç ti jo.
Po të bëj be se ‘Zoti i ka numëruar lotët e t’u një nga një dhe i ka vendosur në një shishe. E ka regjistruar pikëllimin tënd dhe e ka shkruar në libër’.

Se, nuk ka kuptim ndryshe, nëse e keqja e ka mundë të mirën, çfarë kuptimi ka ‘me qenë i
mirë’. Mallëngjehu dhe qaj sa të duash me fjalët t’ua të bukura, Elvis Naçi. Kot qava edhe unë me ty.
Na trego kush u jep kaq shumë pushtet njerëzve të këqij e të pafytyrë, që të luajnë me njerëz të urtë e të mirë.

Shqiptarët po ikin nga Kosova, me shumë idhnim. Duket sikur këtu më jetë nuk ka.
Në disponim idhnimi, edhe vet, këto ditë, duke lexuar lazdrimllëkun e Mata Harit te Coelo, dhe e habitur se si në asnjë çast nuk i përmendi fëmijët që i braktisi, kur erdhi fundi dhe kur erdhi vdekja e saj, e zura veten duke thënë ‘boll mirë u bë’. Kështu me idhnim kam reaguar edhe duke lexuar ‘Letër babait’ të Kafkës. Nganjëherë, të duket sikur personazhi e meriton vuajtjen sepse e duron, apo sepse e lyp mëshirë dashurinë.

Njëmend ka nënë që të do
pak.
Njëmend, ka babë që të do pak.
Dhe ka atdhe që të përzë.

Por, kur të ngushtohet shpirti, kujto ‘memento mori’ dhe e sheh se shpejt ‘si me gisht’, të largohet çdo brengë.

P.S. Ky shkrim i kushtohet B.

-Sponzor-