Kur Kosova grryen vetëveten

0

Dr. ERION MANOHASA/ Seanca e fundit e parlamentit të Kosovës kushtuar votimit për anëtarësimin e saj në Interpol ishte një shembull i fuqishëm i egocentrizmit që ka kapluar politikën kosovare, në dhjetë vjetët e parë të shtetësisë.

U panë deputetët e opozitës, por jo vetëm të saj, që me gjasë kanë udhëtuar shumë pak nëpër botë, dhe sillen me politikën botërore si me rivalitetin Drenicë-Dukagjin, që me kompetencë imagjinare për sfida globale, me qasje editorësh portalesh për fake news,  që e trajtuan si dështim këtë votim. Po  këta deputetë vendosën lehtësisht gishtin e fajësisë në një person të vetëm, ministrin e jashtëm.

Sponzor

E gjitha kjo shfaqje vetëdëmtuese, vetëshkatërruese ndodhi në një kontekst që imponon unitet : qoftë barra e fundit tarifore prej 100%, qoftë bisedimet me Serbinë, kërkojnë që gjithë partitë politike në Kosovë të jenë bashkë rreth një platforme, rreth një skenari që e forcon Kosovën dhe nuk e dobëson atë. Duhet forcim përballë Serbisë, por dhe globalisht

-Sponzor-