Kufiri në Kapi gati, por s’hapet

0

Pika e re kufitare mes Kosovës e Serbisë në fshatin Kapi të Kamenicës është gati, por ende nuk është hapur. Zyrtarët komunalë në Kamenicë fajin për këtë po ua lënë palës serbe, kurse përfaqësues të institucioneve qendrore thonë se për funskionliaizmin e kësaj pike vendos Brukseli.

Prezenca e policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare me Serbinë është e pa nevojshme.

Sponzor

Këtu në vendkalimin kufitar në Kapi, që lidh komunën e Kamenicës me atë të Medvegjës, ani se gjithçka është e gatshme që kjo pikë të funksionalizohet një gjë e tillë nuk po ndodh.

E Nënkryetari i Kamenicës, Faton Jakupi thotë se të gjitha obligimet që i ka pasur komuna janë kryer.

Fajtor sipas së dytit të Kamenicës për këtë vonës është pala serbe.

Nuk kam ndonjë përgjigje të saktë por pala serbe nuk është tu insittu, për hapjen e kësaj pike kufitare. Ne kërkojmë që tu jipet presion në Bruksel serbëve se pse nuk është hap kjo pikë kufitare

Sipas Jakupit lëshimi në funksion i kësaj pike e lehtëson qarkullimin e banorëve të kësaj ane.

Në anën tjetër zv ministri i Punëve të Brendshëme, Izmi Zeka thotë se për hapjen e kësaj pike do të vendos Brukseli.

Po çështja mbetet të Brukseli se kur do të vendos për hapjen e kësaj pike. Arsyeje tjetër është edhe ndoshta shtyrja e dialogut Kosovë Serbi ka bërë që mos të hapet ajo pikë edhe pse dy palët janë të gatshme

Marrëveshja për hapjen e kësaj pike kufitare ishte arritur në vitin 2015 në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

-Sponzor-